Inceneratorët/ PD, Malltezi: Shtetase ruse firmosnin për ‘guackën’

Partia Demokratike i ka bërë disa pyetje publike qeverisë “Rama” sa i takon çështjes së mega-aferës së inceneratorit të Tiranës. Në një dalje për mediat nga selia blu, anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi deklaroi se pse qytetarët paguajnë prej 3 vitesh 29 euro për një ton mbetje për inceneratorin e Tiranës, kur ai nuk ishte vënë nën funksion.

DEKLARATA E PD

Kjo është një foto e Sharrës në ditët e sotme.
BINGO bën ai që gjen se ku është inceneratori!
Por për inceneratorin e Tiranës janë paguar mbi 45 milione € deri më sot për t’u ndërtuar! Ku shkuan paratë?

Ka mbi 3 vjet qe po paguhet nga 29 €/ton mbetje ndonëse incenerator nuk ka! Edhe sipas kontratës ne fuqi derisa te funksiononte inceneratori do duhej paguar veç 12 €/ton, jo 29!

NUK PRANOJME MË “Ç’më duhet mua për kontratën?”

Ja disa pyetje të thjeshta:

1.  Pse po paguajnë prej 3 vitesh qytetarët e Tiranes nga 29 euro/ton ndërkohë që ka veç landfill dhe duhej paguar veç 12 euro/ton derisa të funksiononte landfilli?

2.  Kush gënjeu sikur kompania në Holandë kish eksperiencë, ndërkohë që ajo ishte thjesht guackë?

3.  Pse Edi Rama i dha 8 pike bonus një guacke të sapokrijuar?

4.  Pse krijuan guacka bija, guacka nona dhe guacka gjyshe?

5.  A kish shtetase ruse qe firmoste ne emër të guackës gjyshe? Kush shqiptar di te thotë se ku shkuan paratë e shqiptareve? E pra shtetas të huaj përfshire shtetas ruse e dinë fare mire.

6.  Kush i ndaloi autoritetet dhe drejtoritë të vepronin ndaj këtyre shkeljeve?

7.  Kush po i ndal edhe sot drejtoritë të ndërpresin financimet për korrupsionin gjigant të inceneratorëve?

Janë pyetje shumë të thjeshta për qytetaret por shuuuumë të vështira për drejtësinë e Soros.

Image

Read Previous

Xhelal Mziu shkon në SPAK

Read Next

7 pyetje për ambasadorët e nderuar!