IMT shkon t’i shembë shtëpinë, kryefamiljari plagos me armë punonjësin

Një punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit është plagosur me armë zjarri, nga një person, të cilit ishte parashikuar që t’i shembej banesa.

Ngjarja është shënuar ditën e sotme, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”.

55-vjeçari Qani Muça, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin Ilirjan Gavelli, 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi.

Gavelli është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori është kapur nga shërbimet e policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read Previous

Dylgjeri: Erionit sot i plasën ujrat…

Read Next

Malltezi: Kopshtin ‘Kei’ po ia bëjnë dhuratë komunitetit pronarët e tokës, nuk e ka ndërtur Rama