Ilir Meta nga Prishtina : “Një rrymë serbo-centriste po rreket të gjallojë në rajon”

Gjatë një aktiviteti në Prishtinë, Presidenti Ilir Meta u shpreh se një rrymë serbo-centriste po gjallon në Ballkan. As Tirana, as Prishtina nuk duhet të tregohen indiferente për këtë, u shpreh Meta.

Presidenti gjeti rastin të shprehet dhe për  “Open Balkan” që e konsideroi si një përpjekje për të rivalizuar procesin e Berlinit.

Fjala e plotë e Presidentit Meta

“Një rrymë serbo-centriste po rreket të gjallojë në rajon, përmes provokimit të vorbullave artificiale, ku as Tirana apo Prishtina nuk mund ti lejojnë vetes të tregohen indiferente apo symbyllta. Himinizimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i gjenocidit nuk mund të bashkëjetojnë me aspiratat evropiane dhe euro-atlantike të vendeve tona.

Çdo tentativë për të na tërhequr drejt një të ardhmeje përmes halucinacioneve të së shkuarës, duhet të ndesh me një refuzim të prerë. Në kuadër të bashkëpunimit rajonal po konstatojmë oshilacione të padobishme si në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë ashtu edhe në raport me BE-në, e kam fjalën edhe për energjitë kaq të tepërta që po i përkushtohen Mini-Shengenit dhe Ballkanit të Hapur.

Rezerva e parë është parimore për sa koha bashkëpunimi është gjithëpërfshirës nuk mund të ofrohet me gjuhë imponuese, politikës përjashtuese dhe faktit të kryer. Rezerva e dytë lidhet me përpjekjet për të rivalizuar Procesin e Berlinit, që është gjithëpërfshirës dhe shoqërohet me garancinë financiare të BE-së”, u shpreh presidenti.

© Kumtari.al

Read Previous

Suedia zgjedh kryeministren e parë femër

Read Next

Ministria e Bujqësisë kërkon përfundimin e privatizimit për 1,500 objekte të ish ndërmarrjeve bujqësore; Shitja e bllokuar nga mangësitë ligjore