Ilir Meta nga ‘Kafe Shqeto’, mesazh Ramës, ‘selam’ Bashës: Koha e opozitës së blerë ka përfunduar!

“Mjafton t’i çoj një mesazh Edi Ramës për t’u çuar “selam” të gjithëve: Koha e opozitës së blerë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë!  Ai e ka zgjedhur vetë të shkojë në fund të humnerës, rruga e mbarë i qoftë!”

Ish-Presidenti Ilir Meta ka qënë i ftuari i parë  që ka çelur sot sezonin e ri të emisionit “Kafe Shqeto”, pasi ai është bërë kryefjala e kësaj vjeshte politike e aksionit opozitar të vendit.

Në emër të Partisë së Lirisë që ai drejton tashmë , Meta sot në këtë emision, i pyetur nga moderatori Flavio Qarri, garantoi për rezistencë ballore dhe protesta pikërisht në vendet ku kanë ndodhur aferat korruptive.

Flavio: Zoti Meta, a jeni gati për këtë shtator,  po i ndiqni planet tuaja?

Ilir Meta: Që në 25 korrik nuk kam pasur asnjë ditë pushim. Jam shumë i qartë në zhbllokimin e kësaj situate të jetës institucionale, politike, ekonomike në vend.

Flavio: Por shumë qytetarë kanë pritur që Rama të kishte një reagim të zakonshëm ndaj “ofensivës” suaj, jo me propagandë. Pse ky reagim?

Ilir Meta: Është një dëshpërim i thellë i tij se prej gati një viti ka humbur kontrollin e plotë të opozitës, dhe sikurse nuk i ka funksionuar “non grata”, nuk i ka ecur as ky karagjozllëku u fundit, kur mendon të shpëtojë me këto metoda të ulëta duke angazhuar këto institucionet.

Sa i takon kësaj “shakasë” (me Sigurimin e Shtetit)është e qartë dhe kristal nga vetë person ii ndjekur nga Sigurimi i Shtetit, që vetë ka sqaruar për dosjen e tij dhe e ka bërë të qartë se cili është IM. Gjithçka është një mashtrim, tymnajë dhe kjo është arsyeja pse unë kam ndjekur rrugën e prokurorisë për të ndjekur individualisht të 6 anëtarët e Autoritetit të Dosjeve dhe ky është një proces që do të keni rast ta ndiqni ndaj këtij regjimi të pashpresë.

Flavio: Z. Meta, ju keni thënë se Rama gënjente edhe për orën, por duket sikur ka një formësim të frontit Rama-Basha?

Ilir Meta: Po Rama e ka bërë korruptimin e Bashës dhe opozita nuk ka dashur ta pranojë këtë. E padyshimtë që axhenda e Bashës dhe e Ramës është e përbashkët sikurse ajo e Ramës është e Beogradit. Por padyshim që do të ketë një ballafaqim të plotë, frontal. Regjimin po e lënë nervat.

Flavio: Ka pasur fjalë z. Meta, se shtatori është afati i fundit i Ramës. Madje është folur për nëj qeveri tranzicioni? Cili mendoni se do të jetë fundi i Ramës, me ç’forma?

Ilir Meta: Mendoj se format do të jenë të gjithanshme, rezistencë ballore dhe PL shumë shpejt do të fillojë protetesta e saj për aferat korruptive atje ku kanë ndodhur dhe shumë shpejt do t’i ftojë dhe qytetarët.

Flavio: Edhe tri fjalitë të fundit, një mesazh Lulzim Bashës, që do t’ia çonit në celular – një mesazh Edi Ramës dhe çfarë do të kemi këtë shtator?

Ilir Meta: Mjafton t’i çoj një mesazh Edi Ramës për t’u çuar “selam” të gjithëve: Koha e opozitës së blerë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë!  Ai e ka zgjedhur vetë të shkojë në fund të humnerës, rruga e mbarë i qoftë sepse askush nuk mund të ndalohet qoftë në zgjedhjet që bën me dëshirë apo të detyruara nga rrethanat dhe pengmarrja ku ndodhet. Shqipëria nuk do të ketë fatin e  tij e do ta marrë veten shumë shpejt e do të ketë një fat krejt tjetër.

Shtatori do të jetë ai që unë kam premtuar me një intensitet të Partisë së Lirisë dhe të të gjithë qytetarëve.

Ndiqni intervistën e plotë në video.

Read Previous

Anketa/ Pakënaqësia ndaj shërbimeve publike nxit emigracionin në Shqipëri dhe Rajon

Read Next

“Kemi nevojë për më shumë emigrim”/ Gjermania gati Kartën e Shanseve, kush përfiton