Ilir Alimehmeti: OBSH shpalli Linë e Majmunit emergjencë shëndetësore Globale

Nga Ilir Alimehmeti

“Faktet janë kokëforta! Pavarësisht nga dëshirat, prirjet apo pasionet tona, ato nuk mund të ndryshojnë dot faktet dhe evidencat.”
🇺🇸 Cit.: John Adams, Presidenti i Dytë i SHBA-ve

⁉ Miqtë e mi, me një vendim krejtësisht të pabazuar mbi evidencë dhe në kundërshtim me komitetin e ekspertëve të OBSH-së, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e shpalli linë e majmunit emergjencë shëndetësore globale!
👉 9 anëtarë të komitetit të ekspertëve ishin kundër;
👉 6 anëtarë të komitetit të ekspertëve ishin pro.

🇺🇳 Tedros Adhanom Ghebreyesus vendosi vetë kundër votës së ekspertëve!
‼ Ai shprehet: Megjithëse unë po deklaroj një emergjencë shëndetësore globale, në këtë moment ky është një shpërthim i përqendruar ndërmjet meshkujve që kryejnë marrëdhënie me meshkuj, veçanërisht ndërmjet atyre me partnerë seksualë të shumtë.

🇪🇺 Thënë kjo, le të shohim të dhënat mbi rajonin Europë të përditësuara përpara një jave nga organi më i lartë zyrtar ECDC (European Center for Disease Control) në bashkëpunim me OBSH-në.

🇪🇺 Deri më 19 korrik 2022:
👉 10.604 raste janë identifikuar me linë e majmunëve;
👉 99.5% e rasteve janë meshkuj;
👉 38.4% e rasteve janë edhe HIV-pozitivë;
👉 114 raste të vetme kanë pasur nevojë për kujdes klinik;
🙏 1 rast i vetëm ka pasur nevojë për shtrim në terapi intensive;
✅ Asnjë vdekje e vetme në të gjithë Europën!

🔴 Tjetër element kyç që këshillon kundër këtij vendimi të pakuptimtë:
🟢 Në grafikët e rasteve të reja mund të shihet shumë qartë se vala e infektimeve të reja është praktikisht në rënie!

👨 Ndër 3.203 persona që kanë shprehur orientimin seksual me të cilin identifikohen:
👉 3.124 (97.5%) janë meshkuj që kryejnë marrëdhënie me meshkuj;
👉 33 (1.03%) janë biseksualë;
👉 46 (1.4%) janë heteroseksualë.

⚠ KUJDES:
👉 Të dhënat absolutisht nuk duhet të shërbejnë për të stigmatizuar askënd për shkak të orientimit seksual, por ky informacion shërben për të këshilluar, informuar dhe ndërgjegjësuar grupet përkatëse për mbrojtjen e shëndetit personal dhe të partnerëve të tyre, pasi edhe fakti se 38.4% e të infektuarve janë HIV-pozitivë do të thotë se praktikojnë marrëdhënie të pambrojtura.

✅ Pra, miqtë e mi, nukk ka asnjë arsye për shqetësim në nivel komuniteti!

⚠ Z. Tedros Adhanom Ghebreyesus bën mirë të ndjekë votën e ekspertëve dhe jo të vendosë vetë në mënyrë arbitrare.

⚠ Duke bërtitur globalisht “Ujku, ujku! Majmuni, majmuni!” do të minojë besimin e qytetarëve ndaj OBSH-së dhe, nëse do të ketë një alert tjetër real në të ardhmen, ka risk që shpallja e ardhshme të mos besohet e të mos ketë impaktin e dëshiruar pozitiv.

Read Previous

Gjukanoviç: Rama – Vuçiç plan për zhdukjen e Kosovës-Malit të Zi-Bosnjes

Read Next

Inceneratorët në mes/ Ç’ndodhi mes Ramës dhe Ahmetajt