Ilaçe kontrabandë në farmaci dhe në banesë, arrestohen dy gra në Tiranë

Dy gra janë arrestuar nga policia për shkak se akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Në pranga ka rënë J.Dh., 40 vjeçe dhe G. P., 29 vjeçe. Gjatë kontrollit në një subjekt farmaceutik dhe në banesën e shtetases J. Dh., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale medikamente të ndryshme mjekësore, me vlerë të konsiderueshme monetare.

 

Read Previous

Fari i Aleksandrisë, godina më mbresëlënëse e botës së lashtë

Read Next

Publikohen çmimet e reja të karburanteve