Identifikohet viktima e sherrit të mbrëmjes së sotme në Maliq

Identifikohet viktima në Maliq. I vrarë me thikë ka mbetur shtetasi Nesti Sotiri, rreth 60 vjeç.

Po kështu policia ka identifikuar dhe autorin e dyshuar, shtetasin Velo Azisllari. Mësohet se si viktima dhe autori janë që të dy fermerë, dhe merren me bagëti.

Sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta, teksa të dy kanë goditur njeri-tjetrin dhe janë dëmtuar me mjete prerës. Si pasojë njëri ka ndërruar jetë, tjetri ndodhet në spital.

Read Previous

Konflik me thika, vritet një i ri në Maliq

Read Next

MARRVESHJA ABAZOVIÇ-PORFIRIJE — NJË KRIM NDAJ IDENTITETIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE — JO VETËM NË MAL TË ZI