Ibrahimoviç: Më mbajtën nga paga 1 euro për një lëng frutash

Zlatan Ibrahimovic ka treguar në autobiografinë e tij me titull “Adrenalinë” një episod që i ka ngelur në mendje
gjatë aventurës së tij me Manchester United.

40-vjeçari, i cili tani luan me Milanin, kujton se klubi anglez i ka mbajtur nga paga 1 euro

për faktin se në hotel kishte marrë nga minibari një lëng frutash.

“Isha në hotel me skuadrën dhe kisha etje, kështu që shkova te minibari dhe mora një lëng frutash.

Kaluan disa ditë dhe erdhi koha për të marrë pagën. Zakonisht nuk e shoh sa më kanë kaluar në llogari,

e shoh vetëm në fund të vitit. Mirëpo, në këtë rast e pashë dhe vura re se nga rroga më mungonte 1 euro”.

Telefonova menaxherin e skuadrës dhe i thashë pse më kanë hedhur një euro më pak.

Më tha se 1 euro ishte zbritur për shkak të lëngut të frutave që kisha marrë në hotel. Mendova se po bënte shaka,

por më tha se te United çdo gjë paguhej. U irritova sepse unë nuk shkova në hotel për pushime,

por po përfaqësoja United.

Isha prej punës në atë hotel. Nëse puna ime është të luaj futboll, duhet të pi lëngje. Nuk luaj dot i dehidratuar.

Nuk më besohej që më mbajtën 1 euro, diçka e tillë nuk do të kishte ndodhur kurrë në Itali.

Këto janë detaje që bëjnë diferencën mes klubeve.”

Ibrahimoviç ka folur për një Manchester United tjetër, jasht asaj që përcjellin ata në imazh, ka thënë ai në disa intervista së fundi,

ku ka folur rreth librit të tij.

“Çdo ditë, kur shkoja në qendrën stërvitore të klubit, duhej të tregoja dokumentet në mënyrë që të hyja.
Një ditë, ula xhamin e makinës dhe i thashë personit te dera se unë isha lojtari kryesor i skuadrës dhe nëse nuk më njihte,
atëherë duhet të ndërronte profesion”, tregon Ibrahimoviç.

Read Previous

Tregtia e armëve në lulëzim / Fitimet arritën rekord prej 531 miliardë dollarësh në 2020

Read Next

“Artistë e Kriminelë” / Fact Check i AFP: Kanye, Beyoncé, të famshëm të tjerë nuk janë të pandehur në gjyqin e Ghislaine Maxwell