I vuri flakën automjetit, arrestohet autori

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i cili i vuri flakën një automjeti tip “Suzuki” në Delvinë.

“Shkëlqim Shehu 47 vjeç, ditën e djeshme ka djegur automjetin në pronësi të shtetasit me inicialet L. K., 33 vjeç, banues në Delvinë”, informon policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin automjetit të shtetasit L. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Read Previous

Fiksimi i çmimeve nga Bordi po falimenton kompanitë e vogla të karburanteve/ Rritet evazioni. Bie konsumi

Read Next

Borell kritika Bullgarisë: Sot të hapim negociatat me Shqipërinë dhe RMV