I vunë tritol hotelit, familja Çabiri do ikte drejt Anglisë

Sotir Çabiri i arrestuar për vënien e tritoli në hotelin në Sarandë mëngjesin e 13 shkurtit 2023, është djali i pronarit të hotelit. Gjykata e Apelit Vlorë kishte vendosur që pronësinë e hotelit ta fitonte shtetasi grek Dhimitraq Evangjeliu.

Sotir Çabiri rezulton të jetë filmuar nga kamerat e sigurisë duke dalë nga hotel Bizanti, dy minuta para shpërthimit.

Në 05:50 ka dalë Sotir Çabiri duke u larguar me vrap, ndërsa në 05:52 ai ka aktivizuar shpërthimin.

Pas kryerjes së këtij krimi, e gjithë familja Çabiri kishte planifikuar të largohej në Angli, pasi sipas policisë ditën e dielë ata kishin prerë biletat e udhëtimit në nje agjensi në Sarandë.

Hedhja në erë e hotel Bizantit është berë në shenjë hakmarje,pasi familja Çabiri humbi pronësinë e hotelit në gjykatë përballë shetasit grek Dhimitraq Evangjeliu.

Hoteli ka kaluar në favor të Evangjeliut ndërsa toka ku është ndërtuar hoteli i përket familjes Çabiri.

Në shenjë hakmarje djali i familjes,Sotir Çabiri ka vendosur tritolin mëngjesin e djeshem duke rrëzuar totslisht objektin dhe njëherësh shembur banesa dhe pallate të tjera për rreth.

Pas mbledhjes së provave prokuroria e Sarandës ka nxjerë urdhër-ndalimin për Sotir Çabirin, dhe priter që brenda kësaj jave ai të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg.

Read Previous

Problemet kryesore të Tiranës, mungesa e ujit, parkimeve, betonizimi, ajri i ndotur, Belind Këlliçi: Nuk do të bëj premtime që nuk mbaj dot

Read Next

Kthesa shokuese: McGonigal i përdori ‘sanksionet’ për zhvatje