I la Zaev si dy qyqar për Ballkanin e Hapur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pjesë e Samitit për ndryshimin e Klimës është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kreu i shtetit serb përmes një postimi në Instagram ka bërë me dije se për takimin e radhës që ishte planifikuar në Beograt duhet që të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje ka dhënë dorëheqje.

“Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet të mbajmë apo të shtyjmë takimin në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup”, ka shkruar Vuçiç.

Read Previous

Pëplasja për të drejtat e peshkimit / Britania i jep 48 orë kohë Francës për t’u tërhequr

Read Next

Fatmir Xhafaj: Zgjatja e vettingut s’ka më kuptim