I hoqën zemrën në Spanjë/ Familjarët protestë para Ministrisë së Drejtësisë

Familjarët e Saimir Sulës kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para Ministrisë së Drejtësisë.

Majlinda Sula, motra e të riut shqiptar Saimir Sula, i cili vdiq në një spital në Spanjë dy vite më parë, ku kishte shkuar për COVID dhe doli i vdekur dhe pa zemër kërkon ende drejtësi.

Motra e Saimir Sulës është shprehur se heshtja e institucioneve flet shumë, duke theksuar se kërkojnë që të zbardhet ngjarja e plotë pasi beson se vëllai i saj është vrarë në spital.

“Heshtja e institucioneve flet shumë. Jam e bindur se Saimiri u vra në spital në Barcelonë. Kërkojmë të bëhet ADN-ja, kemi dyshimeve. Vëllait tim i kanë hequr zemrën, ne do të protestojmë edhe në Bruksel”, ka thënë ajo.

Read Previous

Dhjetëra fëmijë azilkërkues, të rrëmbyer nga hoteli “Home Office”

Read Next

Boris Johnson ka zhvilluar sot një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë