Hutohet sërish Biden. Brenda pak sekondave i jep dorën të njëjtit person dy herë

Videoja e re e Joe Biden, e  cila e tregon atë duke pritur për një shtrëngim duarsh nga senatori amerikan dhe udhëheqësi i shumicës demokratike, Chuck Schumer, po shkakton bujë.

Chuck Schumer po përgatitej për  të dalë në podium për të folur.

Por para se ta bëntë këtë, ai shtrëngoi duart me Joe Biden  dhe më pas me pjesën tjetër të audiencës, duke përfshirë kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Mirëpo diçka nuk shkoi me Bidenin, i cili me qëndrimin e tij duket se po priste edhe një shtrëngimin duarsh.

Në fakt, ai ka shtrirë dorën dhe po përpiqet të kuptojë se çfarë po ndodh.

Shumë prej përdoruesve të mediave sociale kjo video iu duk zbavitëse por në fund të fundit, Joe Biden është i njohur për gafat e tij, teksa ajo e fundit ishte përpjekja për të veshur xhaketën.

 

 

Read Previous

Politikanët ne Shqipëri, nuk e kanë me njëri-tjetrin, e kanë me ne

Read Next

Berluskoni rikthehet në politikë aktive. Në shtator kandidon për deputet