Humbja në Shkodër/ Berisha: Nuk dorëzohem para bandave

Drejtuesi i koalicionit Bashkë Fitojmë, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 Majit.

I pyetur nga gazetarët  për humbjen në Shkodër, Berisha u shpreh se është shembulli më i shëmtuar në të cilin u votua si në rrethim nga bandat e kryeministri Edi Rama.

Me tone të ashpra, Berisha deklaroi se nuk tërhiqet kurrë nga bandat dhe krimi shtetëror.

“Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha pollet e kundërshtarëve tanë por dhe tanët e nxirrnin Spahinë 14-16 pikë përpara.Nëse mendon ti apo ndokush tjetër se dorëzohet Sali Berisha sheh veshin e tij pa pasqyrë. Kurrë nuk tërhiqem para bandave dhe krimit shtetëror. Shkodra është shembulli më i shëmtuar në të cilin u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën sasi kolosale dhjetëra milionë euro dhe jam i bindur se qytetarët e Shkodrës zgjedhjen e krimit nuk do ta pranojnë”, tha Berisha.

Read Previous

Mbyllet numërimi në Tiranë

Read Next

Sherr me thika në Gramsh, humb jetën një nxënës shkolle