Humbja me Poloninë, Andi LILA: Ndeshje e shkëlqyer, Mourinho s’merr vesh nga futbolli

Shqipëria humbi dje 0-1 me Poloninë në “Air Albania”. Sfida u vendos nga një gol në të 77 minutë, me miqtë që marrin tri pikë duke na spostuar në vendin e tretë të grupit I. Pas ndeshjes, Andi Lila tha për Supersport se duhet të qëndrojmë me kokën lart, teksa thurri elozhe për Kumbullën, aqsa u shpreh se me lënien në stol te Roma, Mourinho nuk merr vesh nga futbolli.

“Polonia u tregua cinike, me një rast e gjysmë ia doli të shënojë. Sot duhet të dalim me kokën lart sepse Ramadani zëvendësoi Gjasulën në mënyrë perfekte. Sot ne bëmë një ndeshje të shkëlqyer. Sot Kumbulla, me atë që bëri ndaj Lewandowskit, tregoi se e meriton të luajë titullar te Roma, pashë një mbrojtës të jashtëzakonshëm. Mourinho ose është me pushime në Romë, ose nuk merr vesh nga futbolli”, tha Lila/Newsport

Read Previous

Kroacia synon furnizimin me energji përmes termocentralit bërthamor

Read Next

Moti sot/ Vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit