Humbi pasditen e djeshme në Karaburun, gjendet 64 vjeçarja

Gjendet 64 vjeçarja Drita Elezi, e cila humbi në Karaburun pasditen e djeshme. Elezi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Për shkak të mjegullës së dendur, 64 vjeçarja humbi kontaktet një ditë më parë me guidën në të cilën ishte pjesë bashkë me një grup tjetër personash.

Për kërkimin dhe gjetjen e saj, u organizua një grup i përbashkët nga shërbimet e Policisë Kufitare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum.

Read Previous

Shqipëria ka kryer 10.5 milionë euro transfertat me vendet offshore që nga viti 2017; Trekëndëshi që përdoret për të paguar ryshfetet

Read Next

Analiza/ Si u kthye Tirana në kryeqytetin e skemave mashtruese të investimeve