Humbi jetën në sulmin me armë te Top Channel, familjarët e rojes: Ecte me km në këmbë

Familjarët e Pal Kolës, 60-vjeçari që humbi jetën pasi mori një plumb gjatë të shtënave ndaj televizionit Top Channel kanë rrëfyer se viktima kishte 6 muaj që punonte si roje sigurie pranë Top Medias. Ata kanë treguar se ai ecte disa kilometra në këmbë për të shkuar në punë. Pal Kola jetonte në zonën e Sharrës, nga ku përditë nisej me këmbë drejt Kasharit, ku ndodhet edhe godina e Top Channel.

“Ecte disa kilometra në këmbë për të shkuar në punë. Kishte 6 muaj që punonte”, kanë thënë ata për mediat.

Roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç humbi jetën, pasi u qëllua me armë rreth orës 01:00, drejt godinës së Top Channel.

Pranë Golemit, tek vendi i quajtur “Përroi i Agait” është gjetur një mjet i djegur tip “Range Rover”, i cili dyshohet se u përdor nga autorët.

Read Previous

Këlliçi: Do çoj mediat tek inceneratori i Tiranës, nëse nuk ekziston, do t’i ndal pagesat dhe do ngre padi penale!

Read Next

Reagon Top Channel: Sulmi, akt terrorist, goditje ndaj medi së lirë