Humb jetën një i ri në plazhin e Durrësit

Një i ri ka humbur jetën në plazhin e Durrësit. Sipas policisë, dyshohet se ka pësuar infarkt.

“Rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është gjetur i pajetë, në breg të detit, shtetasi L. C., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit”, njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

Read Previous

Aksident në minierën e Martaneshit. Minatorit i bie masivi shkëmbor

Read Next

Humb jetën në Tiranë “mbreti” polak i tregtisë së armëve