Histori që nuk ju kanë mësuar kurrë në shkollë

Wyoming State Prison Stars ishin një ekip bejsbolli, të cilët, fjalë për fjalë, luanin për jetën e tyre. Gardianët e rinj të burgut, më i spikaturi, Felix Allston, ishte pasionant i madh i sportit të bejsbollit. Gjeti shumë pak bejsboll në fshatin Wyoming, ku ishte burgu, dhe ai donte ta ndryshonte atë realitet, për të ndryshuar realitetin duhej nje ekip fitues shumë i motivuar.

Ekipi i burgut “Formacioni Stars” ishin të gjithë vrasës, disa prej tyre psikikë ekstremë, dhe të gjithë ishin dënuar me vdekje. Allston u ofroi atyre një marrëveshje; vazhdoni të luani, vazhdoni të fitoni, dhe ai do të vazhdonte të vononte ekzekutimin e dënimeve të tyre.

Plani i tij funksionoi; transportoheshin në çdo ndeshje me pranga, u hiqeshin sapo hynin në lojë, Yjet e WSP luajtën bejsboll nga marsi 1911 deri në maj 1912, duke fituar 39 nga 45 ndeshje dhe madje duke u futur në ligën divizionit perëndimor.

Lojërat e tyre mblodhën 132,000 dollarë, ekuivalent me mbi 3.6 milion dollarë sot, për politikanë dhe biznese të ndryshme që sponsorizonin lojërat që mijëra sportdashës dolën t’i shohin.

Gjykatësi vendas, Kenneth Facri, gjithashtu mbuloi ekipin duke lejuar që vonesa e ekzekutimeve të vazhdonte.

Allston dukej se shpresonte që të paktën disave prej lojtarëve t’u ndryshonin dënimet e tyre me jetë.

Nisi një peticion, filloi në një përpjekje për të parë të paktën njërin prej tyre, Joseph Sang, i cili ishte dënuar pasi qëlloi për vdekje shefin e tij William Lloyd në punë, por që ishte transformuar (pozitivisht) në burg, ndihmoi në krijimin e spitalit të burgut dhe ishte një vullnetar i shquar për t’i bërë gjërat më mirë brenda mureve.

Familjarët e ish shefit të Sang nuk ishin njerëz me ndikim kushedi sa, por përpjekjet e tyre për të mos lejuar faljen e Sang, dhanë efekt.

Më 24 maj 1912, Joseph Sang ishte i pari i ekipit që u ekzekutua në dhomën e gazit të burgut; pjesa tjetër do ta ndiqte së shpejti.

Fjalia e fundit që tha Sang para ekzekutimit ishte:

“Unë besoj se kam jetuar një jetë më të kënaqshme në burg sesa në liri!”

Read Previous

SHIFRAT / Edhe FMN e konfirmon: Shqipëria kishte vdekshmërinë më të lartë shtesë në Europë gjatë pandemisë, edhe pse me moshë të re

Read Next

Nesër mbahet Foltorja e Beratit