Hillary Clinton ka mbaruar për drejtësi, por e mund Kim Kardashian në një kuiz për drejtësinë

Ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton duket se di më pak për ligjin se sa ylli i reality show-t, Kim Kardashian.

Gjatë xhirimeve për serialin e ardhshëm dokumentar të titulluar “Gutsy” të ish-zyrtares së lartë dhe vajzës së saj, Clinton dhe Kardashian të cilat të dyja kanë studiuar për drejtësi iu nënshtruan një kuizi, të cilin e dyta e fitoi bindshëm.

Ish-kandidatja për presidente e quajti “mbresëlënëse” Kim Kardashian që vendosi t’i futej studimeve dhe arriti të kalonte provimin e saj të parë të quajtur “baby bar”, madje në vitet e fundit është bërë avokate e reformës në drejtësi në SHBA.

“Ajo është shumë e vetëdijshme se personaliteti i saj i famshëm mund të bëjë një ndryshim pozitivisht dhe ku mund të bëjë një ndryshim negativ. Ajo kurrë nuk dëshiron të bëjë një ndryshim negativ, kështu që të qenit e matur dhe e menduar se kur dhe ku dhe si angazhohet ishte vërtet mbresëlënëse për ne. Unë dua, edhe përtej këtij seriali, të bëj gjithçka që mundem për ta ndihmuar atë në atë punë.”- tha Clinton për Kardashian. Kjo e fundit e mundi ish-sekretaren e shtetit duke fituar 11 me 4.

Clinton, e cila ka një diplomë juridike nga Yale, tha me shaka për revistën Peoplese humbja e saj “ishte zemërthyese”. E bija Chelsea Clinton e mbrojti, duke thënë se humbja e saj dukej se ishte si rezultat i kohës së reagimit, pasi nuk e shtypte pulsantin në kohë. Megjithatë ajo shtoi se ishte e intriguar se sa mirë performoi Kardashian./hashtag.al

Read Previous

“De Ketelar ka gjithçka”, Pioli i thur elozhe belgut: Tifozët do të argëtohen me të

Read Next

Petrit Vasili: Të shkrihet Bordi dhe të ulen Taksat