Hidhet shorti i Ligës së Europës/ Përballje interesante për Kumbullën e Hysajn, Lushkja ndeshet me Ronaldon

Liga e Europës ka njohur grupet e saj për sezonin e ri, ku garanton sfida vërtetë interesante.

Për Marash Kumbullën dhe Elseid Hysajn duket se do të ketë përballje interesante, me Romën dhe Lacion që njohin grupe të lehtë.

Për sa i përket ish-mesfushorit të Laçit, Regi Lushkjen, Sherifi i tij duket se nuk do ta ketë aq të lehtë, ku në grupe do të përballet me Mançester Junajtid të Ronaldos, Real Sociedadin dhe Omonoia.

Arsenali nuk do ta ketë të vështirë, ku përballë do të ketë PSV-në, Bodo/Glimt dhe Zyrihun.

GRUPET:

GRUPI A: Arsenal, PSV, Bodo/Glimt, Zyrih.

GRUPI B: Dinamo Kiev, Rene, Fenerbahçe, AEK Larnaca.

GRUPI C: Roma, Ludogorets, Betis, Helsinki.

GRUPI D: Braga, Malmo, Union Berlin, St. Zhilliose.

GRUPI E: Mançester Junajtid, Real Sociedad, Sherif, Omonoia.

GRUPI F: Lacio, Fejnord, Midtjylland, Sturm Grac.

GRUPI G: Olimpiakos, Karabag, Fraiburg, Nant.

GRUPI H: Crvena Zvezda, Monako, Ferençvarosh, Trabzonspor.

VAZOT:

VAZO 1: Roma, Mançester Junajtid, Arsenal, Lacio, Braga, Crvena Zvezda, Dinamo Kiev, Olimpiakos.

VAZO 2: Fejnord, Rene, PSV, Monako, Real Sociedad, Karabag, Malmo, Ludogorets.

VAZO 3: Sherif, Betis, Midtjylland, Bodo/Glimt, Ferençvarosh, Union Berlin, Fraiburg, Fenerhbaçe.

VAZO 4: Nant, HJK, Sturm Grac, AEK Larnaca, Omonoia, Zyrih, St. Zhilloise, Trabzonspor.

PANORAMASPORT.AL

Read Previous

Rusia kërkon arrestimin e Svetlana Timofeyeva-s që u kap në Shqipëri

Read Next

Inceneratorët, PD: 430 milionë euro u morën nga paratë e shqiptarëve për vepra që nuk janë. A ekziston SPAK-u?