Hidhet shorti i grupeve të Champions League. Ja si janë ndarë grupet

Shorti i grupeve të Champions League 2022/23 i ka njohur kundërshtarët të gjitha skuadrave që janë të impenjuara në kompeticion. Përplasje të mëdha e grupe të hekurta, që ja kanë bërë vigjiljen e turneut të etheshme shumë skuadrave. Grupi më i fortë është padiskutim ai C ku Inter e gjeti veten mes Bayern Mynih e Barcelonës, e pak rëndësi ka nëse e katërta është Viktoria Plzen.

Nga vazo e parë, Milan është përfshirë në Grupin E me Chelsea, Salzburg e Dinamo Zagreb. Në vazon e dytë Juventus peshkoi Psg, Benfica e Maccabi Haifa, ndërsa Napoli përfundoi në Grupin A me Liverpool, Ajax e Rangers.

Nuk ka shkuar keq për anglezët, ndonëse më të vështirën e ka marrë përsipër Manchester City. Në vazon e parë, të besuarit e Guardiolës janë shortuar me Sevilla, Dortmund e Copenhagen në Grupin G. Për Liverpool, edhe pse vazo e dytë, një short familjar, duke qenë se në Grupin A ka peshkuar Ajax e Napolin, bashkë me Rangers për një derbi britanik. Chelsea është përfshirë në Grupin E bashkë me Milan, por Salzburg e Dinamo Zagreb nuk duken impenjative për skuadrën e Tuchel.

I ekuilibruar e tepër i fortë ndonëse pa emra të mëdhenj Grupi D, ku Tottenham i Contes është më i akredituari, por duhet të bëjë llogaritë me Eintracht Frankfurt, fituesi i Europa League sezonin e ardhshëm, Sporting e Marseille. Buzëqesh Real Madrid në krye të Grupit F, ku Leipzig, Shakhtar e Celtic nuk duket se shqetësojnë Blancos të Ancelottit.

DATAT E FAZAVE TË GRUPEVE
6-7 shtator: dita e parë
13-14 shtator: dita e dytë
4-5 tetor: dita e tretë
11-12 tetor: dita e katërt
25-26 tetor: dita e pestë
1-2 nëntor: dita e gjashtë
7 nëntor: Shorti i raundit të 16-të
14-15 dhe 21-22 shkurt 2023: ndeshjet e para të raundit të 1/8
7-8 dhe 14-15 mars 2023: ndeshjet e dyta të raundit të 1/8
17 mars 2023: Shorti i çerekfinaleve dhe çiftet gjysmëfinale
11-12 prill 2023: ndeshjet e para çerekfinale
18-19 prill 2023: ndeshjet e kthimit çerekfinale
9-10 maj 2023: ndeshjet e para gjysmëfinale
16-17 maj 2023: ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve
10 qershor 2023: finalja në stadiumin Ataturk në Stamboll

KRITERET E SHORTIT
-32 skuadra marrin pjesë në short: 26 të kualifikuara me të drejtë dhe gjashtë fituesit e playoff-it.
-Ekipet janë të ndara në katër grupe. Vazo 1 përfshin kampionin në fuqi, fituesin e UEFA Europa League dhe fituesin e kampionatit të vendit të gjashtë më lart të renditur që nuk u kualifikua përmes një prej titujve 2021/22; Vazo 2-4 përcaktohet nga renditja e klubeve.
-Sipas çifteve për kombet, Interi dhe Juventusi nuk do të mund të luajnë kurrë në të njëjtën mbrëmje dhe e njëjta gjë vlen edhe për Milanin dhe Napolin.
-Asnjë ekip nuk mund të luajë kundër një tjetri të së njëjtës federatë.
– Ndeshjet do të konfirmohen pas shortit. Këtë vit, faza e grupeve do të luhet në tetë javë për të përkuar me Kupën e Botës FIFA 2022.
– Dy të parat e secilit grup kualifikohen për në fazën e 1/8.
– Vendet e treta në secilin grup do të shkojnë në play-off për fazën me eliminim direkt të UEFA Europa League, ku do të përballen me të dytat e klasifikuara në grupet e UEFA Europa League për një vend në raundin e 1/8.

Read Previous

Është ndarë nga jeta sot pasdite në Tiranë, Nasho Jorgaqi.

Read Next

Florian Marku triumfon në ‘Air Albania’, boksieri shqiptar fiton titullin kampion kundër meksikanit Parr