Henrik BARIĆ, gjuhëtari kroat që prirej ndaj prejardhjes trake të gjuhës shqipe

Henrik BARIĆ (1888 – 1957)

Gjuhëtar kroat, profesor i Universitetit të Zagrebit. Interesat e tij shkencore ishin të gjera, që nga letërsia e vjetër latine, te krijimtaria e Rilindjes Europiane, studimet krahasuese linguistike europiane, deri te veçoritë e rumanishtes, serbishtes e më tej.

Në fushën e gjuhësisë së krahasuar indoeuropiane pati fokus të veçantë shqipen dhe përgjithësisht albanologjinë. Raporti i gjuhës shqipe me gjuhët e lashta të Ballkanit, djepi ballkanik i shqiptarëve dhe vendi i formimit të shqipes u studiuan gjatë gjithë jetës së tij shkencore. Evidentoi fjalë të reja të cilat pasuruan më tej fondin indoeuropian të gjuhës shqipe. Trajtoi dukuri të fonetikës historike të shqipes.

Përmes krahasimit të marrëdhënieve të ndërsjella gjuhësore mes shqipes dhe rumanishtes, por edhe mes trashëgimisë së pasur dhe të vjetër kulturore të dy popujve, prirej ndaj prejardhjes trake të gjuhës sonë dhe vetë shqiptarëve.

Ballkanologu kroat që hodhi dritë mbi gjuhën shqipe dhe zanafillën Ilire –  Shqiperia.com

Bariç ka mbrojtur tezën se gjuha shqipe e ka burimin te trakishtja – bijë e trakishtes – dhe më vonë, si pasojë e dyndjeve të popujve të lashtë të Ballkanit, është ilirizuar, por jo në atë masë sa të humbasë karakteristikën e saj themelore trake.

Mes viteve 1923-1926 drejtoi revistën albanologjike Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju [“Arkiv i lashtësisë, gjuhës dhe etnologjisë shqiptare” (Beograd). Në këtë organ afroi studiuesit më të njohur në fushën e kërkimeve albanologjike si Jokl, Treimer, Meyer-Lübke, Tagliavini, Skok etj.

Ndër veprat e tij të njohura me tematikë albanologjike renditen: Albanorumänische Studien [“Studime shqiptare-rumune”](1919); Po ilirskim tragovima [“Në gjurmët e ilirishtes”](1921); Ilirske jezične studije [“Studime gjuhësore ilire”](1948); Poreklo arbanasa u svetlu jezika [“Prejardhja e shqiptarëve në dritën e gjuhës” (1954); Hymje në historinë e gjuhës shqip (1955), serbokroatisht (1959); Rečnik srpskoga ili hrvatskoga i arbanskoga jezika I [“Fjalor serbokroatisht – shqip”](1950). (M. Gj.) /Portali Albanologjik

© Kumtari.al

Read Previous

Meta pas deklaratave të Bashës : Kryetari kukull u përpoq të provokonte Presidentin

Read Next

Holande : Protesta të dhunshme kundër masave të COVID-19 / Policia hap zjarr drejt protestuesve