Helmimi masiv në Krujë, vazhdon fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë në spital

Vazhdon të paraqiten në spitalin e Krujës qytetarë që kërkojnë ndihmën mjekësore si pasojë e helmimit masiv për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm.

Burime të “Fax News” bëjnë me dije se pas orës 18:00 të mbrëmjes së djeshme dhe deri tani janë paraqitur 20 persona të tjerë me shenja helmimi.

Bëhet me dije se 4 pacient janë shtruar në ambientet e spitalit kurse personat e tjerë pasi kanë marrë mjekimin janë larguar drejt shtëpisë.

Kujtojmë që ditën e djeshme përmes një deklarate për mediat nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulçinaku tha se është një epidemi e shkaktuar nga uji si rezultat i ndotjes së ujërave sipërfaqësore të shirave të rëna para pak ditësh dhe se përgjegjësia bie mbi ujësjellësin. Mbi 300 qytetarë janë paraqitur gjatë 3 ditëve të fundit në ambientet e spitalit për të marrë mjekim si pasojë e këtij helmimi masiv.

Read Previous

Ministri i Jashtëm i Kinës sot në Tiranë, ja axhenda! Studiuesit për ‘VOA’: Frikë për ndikim ekonomik, pasi dyshime serioze janë ngritur për financimet në Ballkan

Read Next

Shfaqje nacionalizmi, kurthe dhe intriga në Miss Internacional / Reagojnë Miss Kosova dhe Miss Shqipëria për foton me tre gishta