Hashtag: BIRN e Tiranës, aleatët e falsifikatorit Theo Jacobs linçojnë anëtarët e ILD-së

Media e BIRN-it, Report.al, ka publikuar sot një shkrim ku atakon një vendim të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD) mbi konfliktin inekzistent të interesit në përzgjedhjen e Elisabeta Imerajt si prokurore e rrethit Tiranë.

Ndërsa seanca në KPA e Imerajt ka zbuluar se vëzhguesi i ONM-së Theo Jacobs ka inskenuar, stisur dhe kurdisur prova nëpërmjet dëshmitarëve anonimë, ka pëdorur email-in e një të sëmure mendore për të akuzuar Imerajn, BIRN jo vetëm që nuk ka hulumntuar dot asnjë nga këto detaje të këtij operacioni kriminal, por është shndërruar në vegël të Theo Jacobs-it për të goditur anëtarët e ILD-së.

Linçimi e represioni nga BIRN e Theo Jabobs është në kuadër të një loje të përbashkët të tyre, ku BIRN është vendosur tërësisht në dispozicion të një skenari kriminal me falsifikime dhe komplot kundër Imerajt, ndërsa të gjendur në befasi për implikimin kriminal të Theo Jacobs me falsifikime ata janë duke luajtur kartat e fundit për të linçuar anëtarët e ILD-së që nuk kanë zbatuar urdhrin e represionit të Jacobs për anulimin e zgjedhjes së Imerajt si prokurore e rrethit Tiranë.

Hashtag.al ka shkruar vitin e kaluar në lidhje me çështjen e ILD-së (Lexo këtu), ndërsa nën zë anëtarët e këtij institucioni na kanë rrëfyer për mënyrën se si Jacobs e përdor BIRN-in si një “qen sulmi” ndaj institucioneve që refuzojnë ta godasin Imerajn me urdhër të tij.

Hashtag.al i posedon të dokumentuara këto dëshmi. Më poshtë mund të lexoni dhe shkrimin e Reporter.al për këtë çështje./Shkrimi është në pronësi intelektuale të hashtag.al/ 

Read Previous

Biden bën thirrje që Putini të gjykohet për krime lufte për vrasjet në Ukrainë

Read Next

Nga politikanët e deri te estrada, të famshmit që po agjërojnë