“Hapja e shkollave nuk rriti numrin e infektimeve”, mjeku Ilir Alimehmeti flet për situatën epidemiologjike në Shqipëri: Miksimi i vaksinave krijon mbrojtje më të fortë!

Mjeku Ilir Alimehmeti gjatë një interviste për “Fax News” ka folur për situatën epidemiologjike në Shqipëri dhe vaksinimin për moshat e reja.

Alimehmeti tha se miksimi i vaksinave (doza e parë “Pfizer” dhe doza e dytë “Astra Zenica” do të sillte një mbrojtje më të mirë. Gjithashtu mjeku u shpreh kundër vaksinimit për moshat nën 12 vjeç për të cilët thonë se e kalojnë më lehtë dhe janë shumë të rralla rastet për hospitalizim.

“Imunizimi i popullsisë nga Covid ka bërë punën e vet pasi herën e dytë e kalojnë më lehtë. Në korrik studimi i shkencave e nxori mbi 70% të imunizuar. Por pavarësisht kësaj këtu është e njëjta klinikë. Të gjithë jemi ë risk dhe në momentin kur nuk jemi të imunizuar atëherë duhet të bëhet vaksina.

Vaksina e pasigurt? “Ka hezitime dhe ne kemi përqindje të lartë të njerëzve që janë vaksinuar 40% prej tyre kanë marrë një dozë. Mos harrojmë se 4 miliard njerëz janë vaksinuar dhe në 4 miliard njerëz nëse do të kishte dicka do të binte në sy. Kush nuk është i imunizuar mund të bëjë vaksinën që dëshiron vetë.

Studentët? Nuk ka një problematik për vaksinën por për detyrimin, shumica dërmuese e studentëve nuk kanë probleme me vaksinën mbi 80% janë të vaksinuar në universitete që se kanë problem . Ka një minorancë ata që e kanë kaluar në gusht dhe shtator, ai duhet të presë pas kalimit të sëmundjes dhe më pas të vaksinohet. Të marrim parasysh që nga ana epidemiologjike rastet po bien, hapja e shkollave prej 3 javësh nuk ka dhënë efekt për rritje të numrave cka do të thotë se ka imunitet.

Doza e 3-të e vaksinës tek të moshuarit?“Efekti më i madh është që të vaksinohen ata që nuk janë vaksinuar, doza e tretë i ofrohet atyre që kanë bërë dozën e tretë. E treta shton efekt. Me Astra Zenica nuk është e detyrueshme, kurse me Pfizer është vendosur që mban imunitetin deri në 6 muaj. Gjeja e mirë nuk ka efekte anësore kur miksohen vaksinat apo kur bëhet doza e tretë. Nëse bëhet miksimi i vaksinave është më mirë që kanë imunitet më të plotë”

Tek personat që janë vaksinuar dhe kanë kaluar Kovidin pasi janë vaksinuar?“Studimet janë bërë më shumë në botën perëndimore për Pfizer dhe Astra Zenica, kurse Sinovaku nuk ka studime. Mbrojtja është diku 90% e lart për format e rënda dhe humbjen e jetëve. Kur ka persona të vaksinuar gjithmonë kalojnë më lehtë, duke evituar format e rënda”

Vaksinimi për fëmijët mbi 16 vjec? “Mbi 16 vjec nga ana mjekësore quhet të rritur. Kurse mbi 14 vjec quhen të rritur. Është e rekomanduar edhe për adoleshentët që kanë sëmundje. Nuk ka sens të bëhet me detyrim që kjo grupmoshë të bëhet me detyrim. Megjithatë ka adoleshentë që e kanë kërkuar dhe nuk ka asgjë të keqe. Më mirë është që virusi të qarkullojë sa më pak.

Për fëmijët mbi 12 vjec?Rregulli është për ata që kanë sëmundje bilete këta duhet të vaksinohen patjetër dhe ti ndihmojmë këta që kanë transplanto malinje tumuriale që ti ndihmojmë duke i vendosur në dispozicion vaksinën. Për fëmijët mbi 12 vjec që nuk kanë probleme mjekësore nuk ja rekomandoj të vaksinohen. Fëmija i shëndetshëm e kalojnë Covid relativisht lehtë”, tha Alimehmeti.

Read Previous

Rrushi nuk ka treg, fermerët në Pogradec: Na “mbyti” maqedonasi, malli jonë shkon dëm

Read Next

Kosovës dhe Shqipërisë u bëhet thirrje për bashkim të tregjeve të energjisë