Hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se nga mëngjesi i 26 shtatorit do të hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta

“Automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Por për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” nuk do të kenë ndryshime për një periudhë 2-javore. Pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.

Read Previous

Rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi/ 10 jetë të humbura në 24 orë

Read Next

Një kapitull i ri – shqiptaro-gjermanët që garojnë të dielën