Hapen aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet e Bashkisë së Tiranës, afati dhe dokumentacioni që duhet dorëzuar

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve ka njoftuar hapjen e aplikimeve për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet e Bashkisë së Tiranës. Aplikimet do të jenë të hapura pranë çdo çerdheje në datat 5-9 qershor, nga ora 09:00-14:00. Prindërit duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuara sipas kategorive.

Dokumentacioni mund të shkarkohet nga portali zyrtar e-albania me kodin personal të kartës së identitetit ose të dorëzojnë fotokopjen e kartës pranë komisionit dhe të plotësojnë deklaratën për mbrojtjen e të dhënave personale.

-Dokumentacioni i duhur për secilën nga kategoritë:
Kriteret dhe dokumentacioni i duhur, për aplikuesit që vijnë nga shtresat social-ekonomike në nevojë, të cilat i janë referuar kategorive vulnerabël sipas VKB-së Nr.158, datë 26.12.2019″Për miratimin sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”
Dokumentacioni i duhur për secilën nga kategoritë:

2. Fëmijë me statusin e jetimit
– Libreza e statusit të jetimit të fëmijës – Certifikata personale e fëmijës dhe familjare.
3. Fëmijë të familjeve ku kujdestari ligjor ka statusin e jetimit.
– Libreza e statusit të kujdestarit ligjor të fëmijës – Certifikata personale e fëmijës dhe familjare.

4. Fëmijë me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike dhe me sëmundje të rënda, sipas raportit të komisionit mjeko-ligjor.

– Raporti mjeko-ligjor i fëmijës – Certifikata personale dhe familjare e fëmijës
5. Fëmijë ku kujdestari ligjor është me aftësi të kufizuar mendore dhe fizike dhe me sëmundje të rënda, sipas raportit të komisionit mjeko-ligjor.

– Raporti mjeko-ligjor i kujdestarit ligjor të fëmijës – Certifikata personale dhe familjare e fëmijës
6. Fëmijë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike.

– Certifikata personale dhe familjare e fëmijës – Vërtetim nga Njësia Administrative për trajtimin me ndihmë ekonomike të kujdestarit ligjor.

7. Fëmijët e familjeve mono prindërore, ku kujdestari ligjor e ka pagën në/nën nivelin e pagës minimale të miratuar me aktin nënligjor përkatës.

– Certifikata personale dhe familjare e fëmijës – Vërtetim page i kujdestarit ligjor i cili duhet të jetë në/nën minimale të pagës në Republikën e Shqipërisë (30 000 lek) – Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësorë për Individin nga portali zyrtar e-albania.

8. Fëmijët e familjeve, ku kujdestari ligjor i fëmijës, është i divorcuar ose i ve, (sipas certifikatës së gjendjes familjare), por që është në/nën pagën minimale në shkallë, vërtetuar me dokumentacionin përkatës.
– Certifikata personale dhe familjare e fëmijës – Vërtetim page i kujdestarit ligjor i cili duhet të jetë në/nën minimale të pagës në Republikën e Shqipërisë (30 000 lek) – Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësorë për Individin nga portali zyrtar e-albania.

9. Fëmijë të familjeve të pakicës rome dhe egjiptiane, sipas vërtetimit përkatës të lëshuar nga organizatat që mbrojnë të drejtat e tyre ose vetdeklarimi ku përcaktohet se familja është pjesë e këtyre pakicave.
– Certifikata personale dhe familjare e fëmijës – Vërtetim të lëshuar nga organizatat që mbrojnë të drejtat e tyre ose vetdeklarimi.

10. Fëmijët e vendosur në kujdestari nga familjet kujdestare, sipas legjislacionit në fuqi, vërtetuar me dokumentacionin përkatës.

– Certifikata personale dhe familjare e fëmijës – Vendimi i gjykatës për dhënien e kujdestarisë.

11. KRITERET DHE DOKUMENTACIONI I DUHUR PËR KATEGORITË E TJERA:

– Certifikatë personale dhe familjare e fëmijës – Vërtetim pune me pagë mujore të pasqyruar, të kujdestarit ligjor (të prindërve) – Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësorë për Individin nga portali zyrtar e-albania.

Read Previous

BE paralajmëron qeverinë shqiptare: Harrojeni amnistinë fiskale

Read Next

Kush e ka radhën?