Hakerat publikojnë të dhënat e sistemit TIMS për Gledis Nanon

Faqja ‘Homeland Justice’ ka publikuar të dhënat për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në të dhënat janë të gjitha hyrje-daljet e tij të regjistruara në sistemin TIMS  si dhe fotot e tij ndër vite.

Ndërkohë janë publikuar të dhënat personale, pasaportat e tij ndër vite si edhe patenta.

Vetëm dy udhëtime jashtë vendit gjenden në të dhënat e publikuara që i përkasin kohës kur ka mbajtur postin e nr. 1 të Policisë së Shtetit. Rezulton se më 22 nëntor 2021 ka qenë në Stamboll, ndërsa më 13 mars të 2022, në Dubai. Udhëtimi është bërë pa shofer dhe i papasqyruar në media më parë.

Po kështu nuk mungojnë numrat e sigurimeve shoqërore të dhjetëra personave, ku nga verifikimi i bërë deri tani, disa prej tyre janë punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS dhe nuk funksionoi në të gjitha pikat kufitare të vendit.

Këto dy veprime, duke qenë se janë kryer me të njëjtën tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim, po hetohen në një dosje të vetme nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Për këto sulme kibernetike, qeveria ka akuzuar Iranin dhe është marrë vendimi për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

Image

Read Previous

Kallëzim kundër Mziut, kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli shkon në SPAK

Read Next

Shoqatat e transportit urban në Tiranë ankohen për rënie të numrit të udhetarëve- Situata drejt rritjes së çmimit të biletës