Hakerat publikojnë on line dokumentet e iranianëve muxhahedinë të strehuar në Durrës

Bashkë me publikimin është shpërndarë edhe një mesazh në anglisht që duket se është shkruar një person që nuk ka njohuri të mira të kësaj gjuhe pasi ka gabime të shumta drejtshkrimore.

Pak a shumë në këtë mesazh thuhet: “Pse duhet të shpenzohen pasuritë tona për strehimin dhe financimin e grupit terrorist të Muxhahedin-e Khalq, ndërsa shqiptarët tanë të varfër dhe të privuar ende po vuajnë?

Ushqim dhe strehim falas për mbi 2000 të huaj armiqësorë me një histori të tmerrshme terrori dhe atentatesh? Nuk mund të gjenit diçka më të keqe? Çfarë ju bëri të jeni kaq të pavëmendshëm ndaj njerëzve tuaj? Krimi nuk paguan, as korrupsioni”.

Hakerat kanë publikuar disa karta shëndeti të lëshuara nga autoritetet shëndetësore shqiptare si dhe dokumenteve të lejes së qëndrimit të lëshuara nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Kufirit dhe Migracionit. Dokumentet janë publikuar më poshtë, por lapsi.al ka fshehur identitetin e tyre.

Duket se ata që i kanë publikuar të dhënat janë kundërshtarë të muxhahedinëve dhe mbështesin linjën zyrtare të Iranit. Në krahun tjetër autoritetet shqiptare vijojnë të këmbëngulin se të dhënat e shqiptarëve nuk janë cenuar. Edhe këtë të premte drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj foli me garanci se të dhënat janë të sigurta dhe nuk janë prekur.

Read Previous

Video VIRALE/ Edhe qeni i trafikantëve të drogës shtrihet në tokë kur hyn policia për t’i arrestuar

Read Next

Gazetari Koka: KESH-i i Ergys Vjerdhos 3 milionë euro vjedhje për 24 orë!