Hajdutët grabisin dyqanin e Apple në Londër

Të armatosur dhe të maskuar, një grup personash kanë grabitur një dyqan të Apple pak pas mesditës së kësaj të diele në Londër.

Policia angleze ka raportuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 me atë lokale, ndërsa u telefonua nga qytetarët për ngjarjen.

Dëshmitarët kanë bërë të ditur se një grup personash, numri i të cilëve nuk është bërë ende i ditur, të maskuar dhe disa prej të cilëve edhe me armë zjarri, kanë hyrë me forcë në dyqan dhe kanë marrë çfarë kanë mundur. Ata janë larguar me shpejtësi nga dyqani teksa kishte marrë tableta, iPhone, e laptopë.

Ndërkohë, raportohet se ata i kanë marrë me forcë telefonat edhe klientëve që ndodheshin në dyqan në ato momente.

Policia ka shpërndarë edhe videon e kamerave të sigurisë, ndërsa u kërkon qytetarëve të japin raportojnë se arrijnë të identifikojnë ndonjë nga autorët e ngjarjes së paprecedentë./a2

Read Previous

Masakra me tre viktima në Fushë Krujë, Drejtori i Policisë Gledis Nano mbledh drejtuesit vendorë

Read Next

Zelensky shakrkon prokuroren e Përgjithshme, kreun e Shërbimit të Sigurisë dhe rreth 600 punonjës të shërbimeve për spiunazh