Policia e Kosovës, thirrje qytetarëve: Kujdes! Po qarkullojnë grupe kriminale me armë
Aktivistët që po protestojnë këtë paradite para Kuvendit të Shqipërisë kundër rritjes së pagave në institucionet publike janë përplasur me deputetin Arben Ahmetaj.
Teksa ish-ministri i Financave po i drejtohej godinës së parlamentit, aktivistët hodhën kartmonedha false drejt tij, duke e akuzuar “hajdut”.
“Nuk rrisni rrogën minimale”, “nuk miratoni minimumin jetik”, “jeni të korruptuar”, “jeni hajdut”… Kështu i drejtohen të rinjtë deputetit socialist, ndërsa ky i fundit përpiqet të tregohet indiferent dhe vazhdon rrugën drejt Kuvendit.
Ahmetaj është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion. Ish-ministri i Financave akuzohet për shpërdorim detyre për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit. Po ashtu, po hetohet pasuria e tij dhe ndaj Ahmetajt rëndojnë akuzat për “pastrim të parave”, “korrupsionit” dhe “fshehja e pasurisë”.
SPAK ka në dorë për ish-ministrin Ahmetaj edhe prova të tjera që e implikojnë në çështjen e inceneratorëve si bileta avioni dhe akomodime në hotele luksoze të cilat ishin paguar nga Klodian Zoto. Këto prova edhe pse të dukshme u injoruan nga prokurorët Ened Nakuçi dhe Klodian Braho. Tashmë çështja e Ahmetajt po hetohet nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Minollai.