Guardia di Finanza e Katanias arreston 16 anëtarë të një grupi kriminal, midis tyre 4 shqiptarë

Guardia di Finanza e Katanias në bashkëpunim me atë të Raguzës dhe autoritete të tjera ligjzbatuese italiane kanë ekzekutuar 16 mandat-arreste të lëshuara nga gjykata në dy rajone (Sicili e Kalabri) e katër provinca (Katania, Raguza, Sirakuza e Reggio Calabria) për persona të përfshirë në mënyrë aktive në trafikun e drogës.

Katër prej të arrestuarve janë shqiptarë, të tjerët italianë e maltezë, të cilët trafikonin kokainë, hashash e marijuana, të cilat bliheshin në Shqipëri, Puglia e Katania e shiteshin në Sicili, Lombardi e Malta.

Katër shqiptarët e arrestuar akuzohen si furnizues me marijuanë që vinte nga Shqipëria dhe ia dorëzonin njërit prej italianëve të arrestuar dhe një maltezi.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 430 kile drogë e tipit kokainë, hashash e marijuanë.
15 prej të arrestuarve, ndër ta edhe shqiptarët, janë në qeli, ndërsa një italian, pa precedentë penalë, ka ‘shpëtuar’ me masën e sigurisë të paraqitjes pranë autoriteteve.

Shqiptarët e arrestuar:

Fatjon CUCA;

Emiljano HOXHAJ;

Eriseld HOXHAJI;

Ledi HOXHAJI;

Read Previous

Rusia i kërkon personelit të ambasadës amerikane të largohet nga Moska brenda 31 janarit 2022

Read Next

Rrugës drejt Tropojës, pritje madhështore e Berishës në doganën e Qafë Morinës