Gruaja me tre fëmijët përfundon në spital, shkak dyshohet pishina e hotelit në Kavajë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë.

Policia bën me dije se një grua 35-vjeçare (banuese në Kosovë) së bashku me tre fëmijët e saj të mitur ka përfunduar në spital, shkak dyshohet të jetë bërë pishina e brendshme hotelit në Kavajë.

“Më datë 13.04.2023, në spitalin e Kavajës, janë paraqitur për kontroll mjekësor shtetasja M. P., 35 vjeçe, dhe tre shtetas të mitur, banues në Kosovë, pasi kanë qëndruar për një kohë të gjatë, në një pishinë të brendshme. Pas vizitës në spital, këta shtetas janë larguar në banesat e tyre”, njofton Policia.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.

Read Previous

Moti i keq/ Shkaktohen probleme në lëvizjen e trageteve në Durrës

Read Next

As administrata nuk po gjen dot punonjës, e “braktisin” edhe drejtorët