Greqi, mashtrohen kundërshtarët e vaksinës kundër Covid-19

Grekët që kundërshtojnë Vaksinën u mashtruan: Paguan ryshvet për Vaksinë fallso, por u vaksinuan me të vërtetën.

Gazeta greke Keep Talking Greece, pretendon se doktorët dhe infermierët të cilët kanë marrë nga 400 Euro për të bërë Vaksinën fallso, janë trembur dhe u kanë injektuar Vaksinën e vërtetë. Një tjetër gazetë, To Vima, pretendon se rreth 100 mijë persona janë vaksinuar në këtë mënyrë.

Të Dielën, media greke ka tronditur me disa lajme interesante rreth Vaksinës kundër Covid-19. Keep Talkin Greece doli me pretendimin se doktorët dhe infermierët të cilët kanë marrë nga 400 Euro për të bërë Vaksinën fallso, janë trembur dhe u kanë injektuar Vaksinën e vërtetë.

100 mijë qytetarë u vaksinuan kësisoji’

Gazeta tjetër greke ‘To Vima’ pretendon se në këtë lloj proçesi mashtrimi janë të implikuar rreth 100 deri në 200 qendra vaksinimi dhe 200 deri 300 doktorë dhe infermierë. Të dhënat citojnë se mbi 100 qytetarë janë vaksinuar në këtë mënyrë. Ndërkohë nga ana tjetër policia i ka hedhur poshtë këto shifra. Por në lidhje me rastin nuk dhanë më shumë detaje.

India kishte ndodhur krejt e kundërta e kësaj

Në Indi ndodhi krejt e kundërta e kësaj. Më herët në Indi, në muajin Qershor, doli ne pah një skandal i kundërt me këtë në Greqi.

Një grup mashtruesish në Mumbai dhe në zonat përreth injektuan qytetarëve ujë me kripë në vend të vaksinës kundër Covid-19.

Autoritetet pohuan se rreth 2 500 qytetarëve u ishte injektuar ujë më kripë në vend te Vaksinës.

Gjatë atij operacioni ndër ta ishin arrestuar edhe doktorë që kishin qenë pjesë e kësaj skeme mashtrimi të cilët kishin përfituar rreth 28 000 dollarë nga ky mashtrim.

kumtari.al

Read Previous

Ina!

Read Next

Kosto e Unazës së Re arrin në 290 mln euro