Reagon Grenell pas deklaratës së analistit politik serb, Dushan Janjiç
Janjiç deklaroi se Serbia i paguan Richard Grenell 100 mijë dollarë në muaj.
Pas një kontrolli faktesh të kryer nga kumtari.al, zbulohet që Grenell nuk rezulton i regjistruar te Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) si lobist.
Vetë Grenell ka reaguar përmes llogarisë së tij në Twitter, duke e cilësuar si një fake news.
Postimi i plotë i Grenell
“Do të ishte e bujshme nëse do të ishte e vërtetë. Por është totalisht lajm fals.
Ajo që është patetike është që ju e quani veten gazetar dhe publikoni lajme pa kontrolluar akuzat.
Kjo quhet gosip dhe jo gazetari.
Gjithkush duhet të dijë se të gjitha pretendimet e tregimeve tuaja janë të rreme,” shkruan Grenell
kumtari.al