Grenell: Administrata e Biden i vendosi sanksione Berishës, por jo dashnores së Putinit

 Gazeta Kumtari 

Këshilltari i ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell ka kritikuar ashpër administratën e presidentit aktual Joe Biden lidhur me qëndrimet që ka mbajtur ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Përmes një postimi në rrjetin social twitter, ai thotë se administrate e Biden ka shpallur non grata ish kryeministrin Berisha në Shqipëri, ndërkohë që nuk i ka vendosur asnjë sanksion të dashurës së Vladimir Putinit.

‘Administrata e Joe Biden ka vendosur sanksione mbi liderin e partisë konservatore në Shqipëri, por jo mbi dashnoren e Putinit. Media amerikane është e falimentuar’, shkruan Richard Grenell në mesazhin e tij në Twitter.

Grenell

Read Previous

Bushati: Surprizë votimi masiv në peticionin online kundër Yuri Kim

Read Next

Tre anije të NATO-s “zbarkojnë” në Finlandë