GJykata e Lartë kërkesën për pezullimin e dënimit të Adriatik Llallës me 2 vite burg

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për pezullimin e dënimit të Adriatik Llallës me 2 vite burg. Ish-kryeprokurori bëri këtë kërkesë me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe se izolimi do i sillte pasoja të rënda për shëndetin.

Avokat i tij Sokol Hazizaj u shpreh se “Italia e njeh gjendjen shëndetësore të rënduar dhe ka pezulluar ekstradimin. Çuditërisht gjykata shqiptare s’e njeh.”

Ndërsa kreu i SPAK, Arben Kraja tha: “Gjendja shëndetësore e Llallës është e njohur, por nuk është shkak për pezullim. Kjo gjendje ka qenë prej kohësh. Ka kryer funksione të larta dhe nuk është bërë pengesë sëmundja.”

Kujtojmë se ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode.

Llalla ndodhet nën mbikëqyrjen e autoriteteve italiane në pritje të vendimit që do të marrë gjykata pas kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.

Read Previous

Scholz: Detyra ime është të shmang përplasjen NATO-Rusi

Read Next

“The Godfather”, një kryevepër e brutalitetit dhe poezisë