Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia ish-sekretarin e Pergjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka liruar nga qelia ish-sekretarin e Pergjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj. 2 javë pasi u arrestua nga SPAK, me akuzën se kishte shpërdoruar detyrën duke i dhënë 1.2 milionë euro shtetasit Ilir Thana, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave. Në seancën e sotme, Gjokutaj shkoi në sallë, ndryshe nga hera e shkuar, ku u deklarua se ishte sëmurë.

Nga hetimet e prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se, përmbaruesi Ruli në kundërshtim me ligjin, ka bërë rivlerësim të dëmshpërblimit për një pronë ne emër të Ilir Thanës edhe pse ky i fundit nuk rezultonte zotërues i një magazine me sipërfaqe 187 metra katror pasi ajo iu kthye ish-pronarit në vitin 1995-së. Sipas prokurorisë, në harkun kohor të tre muajve, duke nisur nga gushti i kaluar deri në tetor, Ministria e Financave në kundërshtim me ligjin, ka pranuar për të ekzekutuar titullin përmbarimor duke derdhur në llogari të Thanës dhe motrës së tij shumën prej 480 milionë lekë të vjetra, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 980 milion lekësh të vjetra do të lëvrohej më vonë.

Po kështu, hetuesit kanë dyshime se nërpmjet mashtrimit, Thana që është arrestuar dhjetorin e kaluar, në vitin 2005 e ka shitur magazinën e ish-drejtorisë së shërbimeve qeveritare që ndodhet në pranë kryeministrisë në Rrugën Mustafa Matohiti tek një tjetër person.

Read Previous

Kërkohet 1 vit burg për kryebashkiakun socialist

Read Next

Braktisja e Elbasanit nga të arsimuarit