Gjushi mund Baba Takun për një vend në formacion bazë në Bashkinë Durrës

Është shkarkuar nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbër Braho.

Shkarkimin e ka firmosur Emirjana Sako, kryetarja e komanduar e kësaj bashkie.

Vendimi është marrë vetëm një ditë pasi Arbër Braho, i biri i Spartak Brahos, i cili kishte tetë vjet në këtë detyrë ka bërë një denoncim për abuzim me fondet publike duke akuzuar ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako dhe kryetaren në detyrë të bashkisë Emirjana Sako.

Për momentin nuk ka pasur një reagim pas shkarkimit nga ana e Brahos. Në statusin e tij në një story në Whatsapp, Braho thoshte se ai mbetet një socialist, ndër më të vjetrit në Durrës, pavarësisht se dyert e PS në Durrës janë përkohësisht të mbyllura nga Vangjush Dako.

Read Previous

Ina, Ina…

Read Next

Ja se si të identifikoni mentalitetin e tufës.