Gjuha që përdori Basha ndaj gazetarëve është fyese

Nga Ola Xama

Keto dy dite kam degjuar shume zera qe mbeshtetin etiketimin qe z. Basha u beri gazetareve duke perdorur nje fjalor ules se “punojne per buken e gojes”.
Te paret jane ata qe thone se shprehja eshte me vend, pasi te gjithe punojne per te marre rrogen ne fund te dites.
Per te mos iu kthyer pergjigje nje per nje ne komente dua te sqaroj se ky perifrazim ka konotacion fyes, pasi ne fjalorin e perditshem perdoret si shprehje e cila zhvlereson punen qe ben nje individ, duke vendosur si qellim paresor mbijetesen fizike – ne kete kontekst, gazetari dhe profesioni i tij konsiderohet si jo parimor dhe pa patur qellim tjeter pervecse ushqyerjes apo plotesimit te nevojave primare per te jetuar.
Ne fakt realiteti edhe pse nuk eshte ne nivelet qe dhe une do te doja, nuk eshte keshtu. Nje shumice derrmuese e gazetareve (jo moderatoreve apo folesve) arrijne te marrin paga te barabarta ose edhe me te larta se ato te deputeteve, cka shpjegon me se miri faktin se ata nuk jane ne kufijte e mbijeteses.
Edhe pse ka probleme ne disa media me informalitetin dhe deklarimin e plote te pagave, shumica e tyre deklarojne sakte dhe jane te rregullt me pagesat e sigurimeve shoqerore.

Kategoria e dyte jane ata qe e zhvleresojne punen e gazetarit ne nje marredhenie “te jep pagen pronari – ti i ke shitur shpirtin” apo qe niveli i mediave “ka rene shume poshte” pasi mbrapa tyre ka interesa ekonomike qe shtremberojne te verteten, gje qe nuk ndodh ne vendet perendimore.
Edhe per kete pjese mendoj se kane pjeserisht te drejte. Vertet ka nje pakice te vogel “qe edhe mund te shesin shpirtin” sic ka ne cdo rreth profesionesh, por shumica e gazetareve bejne nje pune korrekte, raportojne, hulumtojne, investigojne dhe kur ne raste te caktuara lajmi nuk botohet, ai nuk humb, pasi botohet nga organizata te pavarura qe mbeshtetin parimet e medias se lire.
Sa per mitin e “Perendimit” doja te tregoja disa te dhena:

– Mediaset- nje nga platformat me te medha dhe me te ndjekura televizive ne Itali, zoterohet ne pjesen me te madhe nga FinInvest, ne pronesi te Silvio Berlusconi.
– TF1, nje nga televizionet me te ndjekura ne France, por dhe ne Zvicer e Belgjike, ka si pronar grupin “Bouygues”, nje konglomerat ne fushen e ndertimit, real estate dhe telekomunikacionit.
– Ne Spanje, Telecinco zoterohet nga Mediaset ne Itali, dhe Antena 3 zoterohet nga dy kompani, nje portugeze dhe nje gjermane dhe qe operojne ne fushen e sherbimeve dhe edukimit.
– NBC ne SHBA zoterohet nga Comsast- konglomerat ne fushen e telekomunikacionit: telefoni dhe internet.
– CBS nga multimiliarderi Sumner Redstone.
– Fox News nga manjati Rupert Murdoch.
– Ne Gjermani nje nga televizionet me te ndjekura eshte ZDF, platforme publike e pavarur.
– Ne Britani televizioni me i rendesishem eshte BBC, media publike e pavarur.

Interesat ekonomike jane ne cdo media, edhe ne Shqiperi, madje mund te jene edhe me te dukshme se ne disa vende te tjera, por gjuha qe perdoret nga politikanet me gazetaret ne shumicen e vendeve (me perjashtim te periudhes se presidentit Trump) eshte korrekte. E rendesishme eshte qe sot po te duash te publikosh lajmin, e gjen mediumin, per shkak te shumellojshmerise se mediave qe ka. Edhe pse lufta e gazetareve me censuren eshte dhe do te jete e gjate, kjo nuk meriton qe ata qe pranojne te mbajne vendin e punes te trajtohen pa respekt.
Tek e fundit edhe Galileo Galilei u detyrua te thoshte qe toka ishte e sheshte, por kjo nuk zhvleresoi zbulimin qe ai beri dhe meritat qe njerezimi i njeh atij.

Sa per politikanet qe merren me mediat u them vetem dicka: doni media te lire? E keni ne dore vete televizionin publik, ndiqni modelin gjerman dhe britanik. Dhe sot te gjithe ata qe flasin per mediat, kane qene me pare ose jane dhe sot ne qeveri ku kane mundesi te ndryshojne realitetin. Puna eshte qe mentaliteti idealist qe trasheguam nga periudha komuniste, ku ka nje te vertete te vetme, ku ka ose te mire ose te keq dhe jo rruge te mesme, dhe ku po u kritokove do pushkatohesh, ose po te kritikuan i ke armiq, dominon jo vetem gjeneraten e vjeter te politikaneve, por dhe ate te atyre me te rinj!
-Marrë nga Facebook-u i autores. ©kumtari.al

Read Previous

CNA: Po ngushtohet laku edhe për Blushin

Read Next

Putin përsërit kërkesën për bisedime me SHBA dhe NATO