GJKKO lë në burg zyrtarin e bashkisë së Bulqizës edhe pse u vëtëdorëzua në gjykatë

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rikonfirmuar masën e caktuar në mungesë “arrest me burg” për Leonard Daçi, jurist në Bashkinë e Bulqizës, pjesë e grupit të të zyrtareve të këtij institucioni që u arrestuan, përfshirë kryebashkiakun.

Kujtojmë se ditën e rivlerësimit të masave të shtunën, Daçi u paraqit papritur në Gjykatë ku iu tha togave të zeza se ishte pjesë e personave ndaj të cilit ishte caktuar një masë sigurie, teka këta të fundit vijonin procesin.

Ndryshe nga sa kishte njoftuar zyrtarisht Prokuroria e Posaçme, Leonard Daçi, jurist i Bashkisë së Bulqizës, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, u paraqit befas në GJKKO rreth 2 orë pas nisjes së seancës për caktimin e masave së sigurisë.

Ai erdhi i shoqëruar nga avokati Arben Peci, ku trokiti në dyert e sallës duke vënë në dijeni Gjykatën se ishte një nga të pandehurit e dosjes, dhe ndaj tij ishte marrë në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”.

E teksa ishte në banesë pretendon ai, dëgjoi emrin e vet që përmendej në media si një nga të arrestuarit, por në fakt ai ndodhej në Tiranë.

Daçi njoftoi avokatin duke i kërkuar mendim, i cili i sugjeroj të paraqitej në gjykatë. Aktualisht Daçi ndodhet brenda sallës së gjyqit, por ai u la të vlerësohet në një moment të dytë pas bërjes së procedurave.

Ndërkohë, të paktën edhe ndaj një personi tjetër thonë burimet nuk është ekzekutuar masa e marrë në mungesë nga GJKKO. Bëhet fjalë për Denis Xholin, ish-drejtor juridik në Bashkinë e Bulqizës, i cili ndodhet jashtë vendit.

Read Previous

Ra konsumi i karburantit, ra 7% edhe fitimi nga taksa e qarkullimit

Read Next

Lëkundje tërmeti në Greqi