Gjithë kjo keqardhje nuk u shpreh kur ra Teatri; as për aferën e inçeneratorëve; as e as…

Nga Enida Bozheku
Gjithë kjo keqardhje nuk u shpreh kur ra Teatri. Edhe ai me lekët tona do bëhet; as kur u bë gungë sheshi Skënderbej; as për aferën e inçeneratorëve; as për familjet e atyre që, gjasme tërmeti, dhe hop gllabërohet toka.
As e as, e as e as për Palsën, Dhërmiun, Drimadhesin, Butrintin, Ksamilin etj etj …..
Vajtim për pishina, kur del fakt që janë lënë me qindra punpnjës pa sigurime shoqërore, ku evazioni fiskal galopant …. çudi shqiptare.
Ne nuk u revoltuam as për 13 milion eurot e pallatit te Lylit e as për 110 milion eurot e Becchettit.
Ndaj …. kjo dhimbje …. në tokë që me ligj nuk mund të privatizohet se është deman shtetëror, pjesë e pronësisë popull.
E sa e sa janë të këtilla, po ne nuk revoltohemi por keq-ardhosemi se …. u prish muri i resortit ….
(Në e ka me leje ne do e paguajmë, por po ne jemi ata që nënshtrohemi tek vjen puna për të votuar).

Read Previous

Berisha: Rama albanofob, fyen gjuhën shqipe në Serbi

Read Next

Instagram, Whatsapp dhe Facebook së shpejti me pagesë, ja çfarë duhet të dini