Gjesti fisnik i Meghan Markle do t’ju rrisë vlerësimin për të, pse ishte pa pallto kur mbërriti në Holandë

 Gazeta Kumtari 

Meghan Markle dukej mahnitëse kur mbërriti në “Invictus Games” në Hagë, Holandë, të premten, por asaj i mungonte një pjesë kryesore e veshjes së saj: palltoja. Markle dhe burri i saj Princi Harry po përcilleshin nga anëtarët e ekipit të Holandës dhe familjet e tyre, duke përfshirë një grua që mbante një foshnjë, kur ajo u fotografua dhe u filmua pa veshje.

Sipas Scobie, autorit të “Finding Freedom”, Markle më parë ia dorëzoi pallton gruas për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijës së saj nga ulja e temperaturës. Scobie ndau video të shumta të çiftit duke ecur së bashku me gruan dhe fëmijën e saj. Palltoja me të cilën shihet gruaja ishte kafe, e gjatë dhe përputhet me shumë prej xhaketave që Markle ka veshur në të kaluarën.

Nga videot dukej qartë edhe veshja e Meghan Markle, e cila gjithmonë nga ngjallur kuriozitet te ndjekësit në mbarë botën. Ajo kishte veshur një kostum të bardhë me pantallona, pa këmishë poshtë xhaketës së saj të madhe dhe mbante një çantë Valentino.

Markle është treguar gjithashtu detajiste edhe në bizhuteritë e përzgjehdura për rastin, të cilat ishin shumë kuptimplota, duke përfshirë vathët që mbante kur u martua me Princin Harry dhe një orë që më parë i përkiste Princeshës Diana, sipas Daily Mail. Çifti mbretëror u shfaq në publik vetëm një ditë pasi u konfirmua se ata kishin bërë një vizitë private te Mbretëresha Elizabeth të enjten./Living

Read Previous

Siti përballë “Reds”-ave për herë të 3-të, Pep Guardiola: Me Liverpulin u bë basketboll, më kujton Barcelona-Real kur…

Read Next

Forcat Speciale britanike arrijnë në Kiev për të stërvitur ukrainasit në përdorimin e raketave anti-tank