Inteligjenca artificiale mund të parashikojë dhjetë vjet përpara infarktet e zemrës
Partia Social-Demokrate (SPD) e qendrës së majtë kryeson në rezultatet paraprake ndaj bllokut konservator CDU/CSU me gati 2%. Një rezultat kaq i ngushtë, e bën të paqartë krijimin e një koalicioni qeverisës.
Sipas të dhënave të publikuara nga komisioneri federal i zgjedhjeve në Gjermani të hënën mëngjes rezultatet paraprake tregojnë se socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD) kryesojnë me 25.7%, ndaj Kristian Demokratëve të qendrës së djathtë dhe partisë së tyre simotër bavareze (CDU/CSU) me 24.1%.
Që të dyja kampet, si Koalicioni Konservator (CDU/CSU) po ashtu edhe Partia Social-Demokrate (SPD) janë pretendentë për të qeverisur vendin, dhe matematikisht, secila palë mundet nëse arrin të sigurojë aleatët e nevojshëm.
Ambjentalistët e Gjelbër kanë arritur rezultatin e tyre më të mirë ndonjëherë, duke marrë 14.8% të votave. Demokratët e Lirë (FDP) pro-biznesit arritën 11.5%, ndërsa Alternativa për Gjermaninë (AfD) e së djathtës ekstreme arriti në kuotat e10.3%. Partia Socialiste e Majtë përfundoi në 4.9%

Çfarë sjell ky rezultat?
Me një rezultat të tillë te ngushtë, mundësitë dhe arritjta e koalicioneve ende është e paqartë.
Parë këto rezultate paraprake, një opsion i mundshëm është vazhdimi i “koalicionit të madh” të bllokut konservator CDU/CSU dhe SPD që qeveris Gjermaninë që nga viti 2013.
Pra, me dy partitë më të mëdha, të cilat u zotuan se do të ndërtojnë qeverinë e ardhshme, Gjermania mund të qeveriset për herë të parë që nga vitet 1960 në nivelin federal nga një koalicion prej tre partish.
Optionet e mundshme janë një koalicion ndërmjet CDU/CSU, të Gjelbërit dhe FDP.
Por nga ana tjetër edhe SPD mund të tentojë të krijojë një koalicion me këto dy parti, të Gjelbërit dhe FDP.
Por ajo që duket qartë është se, të gjitha partitë kanë përjashtuar mundësinë e partneritetit në ndonje koalicion të mundshëm me Aleaca për Gjermaninë AfD.
Sa kohë që nuk arrihet formimi i një koalicioni qeverisës, zgjedhja e një kancelari nuk do të ndodhë. Dhe kjo do të marrë kohë. Por kandidati për për kancelar i SPD, Olaf Scholz tha se shpresonte që negociatat për përcaktimin e koalicionit të përfundonin deri në Krishtlindje.
“Të përmendësh një datë të saktë do të ishte absurde, por çështja është që që unë, pra që ne, të bëjmë gjithçka për t’u siguruar që të jemi gati para Krishtlindjeve, por pak më herët do të ishte gjithashtu mirë,” tha Scholz gjatë një diskutimi në një tryezë të rrumbullakët me kandidatët e tjerë të partisë të dielën në mbrëmje.
Ndërkohë edhe kandidati tjetër për kancelar i CDU, Armin Laschet bëri thirrje gjithashtu për formimin e një qeverie “përfundimisht” para Krishtlindjeve. Ndërkohë që, Angela Merkel do të mbetet në detyrë në një rol kujdestar.
/kumtari.al/dw.com/