Gjermani, shifrat e infektimeve shënojnë një rekord të ri, ndërsa vaksinimet bien

Shkalla e infektimeve me koronavirus në Gjermani arriti në nivelin më të lartë të regjistruar të hënën, ndërsa ajo që zyrtarët e kanë quajtur një “pandemi e të pavaksinuarve” po rritet, raporton AP.

Qendra kombëtare e kontrollit të sëmundjeve, Instituti Robert Koch, tha se vendi ka parë 201.1 raste të reja për 100,000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit. Kjo ishte mbi rekordin e mëparshëm prej 197.6 nga 22 dhjetori i vitit të kaluar. Edhe pse shkalla e infeksioneve është në nivele më të ulëta se në disa vende të tjera evropiane, qendra ka ngritur këmbanat e alarmit.

Zyrtarët thonë se spitalet po mbushen në zonat e prekura keq. Qendra e kontrollit të sëmundjes tha të hënën se 15,513 raste të reja u raportuan gjatë 24 orëve të fundit – nga një rekord 37,120 të premten, por shifrat janë zakonisht më të ulëta pas fundjavës.

Read Previous

Mediat Koreano Jugore raportojnë për transferimin e Yuri Kim

Read Next

Mafia italiane: Dënohen ‘Anëtarët e Ndrangheta-s, ndërsa Italia fillon një gjyq të madh