Gjermani, parandalohet rrëmbimi i ministrit të Shëndetësisë

 Gazeta Kumtari 

Pesë persona të përfshirë në një grup kriminal ku po planifikohej rrëmbimi i ministrit të shëndetësisë kanë rënë në prangat e policisë gjermane.

Mediat vendase bëjnë me dije se arrestimi i anëtarëve të grupit që ishin kundër koronavirusit dhe vaksinimit është bërë në Rhineland-Pfalz, ku po planifikonin edhe rrëmbimin e ministrit të Shëndetësisë Karl Lauterbach dhe shpërthimet me bomba që synonin përmbysjen e regjimit në Gjermani.

Sipas mediave, anëtarët e organizatës ekstremiste “Patriotët e bashkuar” kishin planifikuar “Operacionin Klabautermann” dhe kishin mbledhur armë të paligjshme.

 

Read Previous

Lajm i mirë

Read Next

Blerësi Anonim paguan mbi 1 milion dollarë për një pjesë arti të padukshëm