Gjendet një qese e dyshimtë në Tiranë, dyshohet bombë artizane

Policia ka rrethuar zonën e Brrylit në Tiranë, pasi në rrugën “Sitki Çiço” është gjetur një bombë artizanale e lidhur me telefon.

Bomba është gjetur në tokë, ndërsa dyshohet se ka rënë nga ndonjë makinë ku mund të jetë vendosur. Në pjesën e përparme të pallatit ku u gjet bomba, ndodhet edhe redaksia e një gazete të përditshme.

Nuk dihen ende detaje të reja në lidhje me ngjarjen, ndërsa në terren ndodhen forca të shumta policie.

Read Previous

Rama për DW: Serbia ka pranuar që mes Shqipërisë dhe Kosovës të mos ketë kufij

Read Next

Covid: OBSH paralajmëron, Evropa edhe një herë në epiqendër të pandemisë