Gjatë 2021 u rritën sipërfaqet me kanabis në Shqipëri

Në Shqipëri kultivimi i marijuanës rregjistroi shifra në rritje dhe gjatë vitit 2021. Të dhënat zyrtare nga fluturimet e kryera nga mjete të Guardia di Finanza-s italiane flasin për një shtim të ndjeshëm të sipërfaqeve të kultivuara

Një avion dhe një helikopter i Guardia di Finanza-s italiane realizoi 70 misione me 182 orë fluturimi, falë të cilave u zbuluan mbi 1.100 plantacione, ku më pas janë shkatërruar mbi 92 mijë rrënjë cannabis, nga 58 mijë që ishin një vit më parë.

Ndërsa në total, sipas të dhënave të policisë shqiptare, e cila nga ana e saj angazhoi dronë dhe një helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes, janë 164 mijë rrënjë të shkatërruara kundrejt 137 mijë të zbuluara gjatë vitit të shkuar.

Read Previous

Anëtarja e Këshillit Kombëtar denoncon falsifikimin e firmës nga Basha

Read Next

ERDHI DHE SHKOI Z. ESCOBAR – PO TASH?