Gazprom mbyll rubinetin e gazit për Evropën

Pushtimi rus i Ukrainës po merr formën e një lufte gjithëpërfshirëse, ku konflikti midis Perëndimit dhe Moskës po zhvillohet çdo ditë në shtëpitë e milionave familjeve evropiane.

Në veçanti, konfirmimi i djeshëm i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , se Komisioni po përgatitet të vendosë një tavan mbi çmimin e gazit natyror të  importuar përmes tubacioneve si kundërmasa ndaj manipulimit energjetik të Evropës nga Rusia, rezultoi në pezullimin për një kohë të pacaktuar të gazit natyror drejt Evropës, përmes gazsjellësit Nord Stream 1, duke shkaktuar kështu një krizë në BE para dimrit.

Gjigandi rus pretendoi se mbyllja e rubinetit të gazit ishte për shkak të një rrjedhje në stacionin e kompresorit.

Gjithashtu gjiganti rus dërgoi një foto disi të çuditshme kur tregonte këtë rrjedhje.

Image

Ajo që mund të vihej re në këtë foto ishte një instalim teknik dhe një lëng vajori përhapur rreth këtij instalimi.

Në deklaratën shoqëruese, gjigandi rus tha se bëhej fjalë për një rrjedhje të vogël vaji të zbuluar gjatë një inspektimi të njësisë së kompresimit pranë Shën Petersburgut.

Cili është përfundimi?

Se funksionimi i sigurt i sistemit nuk është i mundur dhe kështu ” transporti i gazit natyror përmes gazsjellësit Nord Stream 1 është pezulluar plotësisht deri në riparimin e defektit “.

Se sa do të zgjasë ndërprerja kësaj radhe nuk përmendet në njoftim.

Read Previous

Vëllazëria e “Open Balkan” buzë Lumit Sava

Read Next

Beteja navale e “Qerret – Golemit” dhe ne!